Rreth nesh

Asociacioni Pronareve të Pyjeve Privatë – AKPPPK është zhvilluar nga një organizëm embrional i themeluar në vitin 2005 në Çifllak të komunës së Rahovecit.

Tani në vitin 2020 funksionin në një rrjet me 23 Shoqata lokale të nivelit Komune (procesi i zgjerimit është në vazhdim e sipër përmes themelimit të Shoqatave të reja të nivelit komunal) me gjithsej: 7377 anëtarë nga të cilët: 6342 (86%) janë të gjinisë mashkullore dhe 1035 (14 %) të gjinisë femërore (shih detajet në tabelën në vijim).

AKPPPK dhe ShPPP-të janë Organizata jo qeveritare  avokuese (advocacy) dhe lobuese (lobbing), me qëllim të  mbrojtjes së  interesave  dhe të mirave publike.

AKPPPK është pjesë aktive strukturore në sektorin e pylltarisë. AKPPPK është e bazuar në anëtarësi dhe  përfaqëson  pronarët e pyjeve private. Sfidë për AKPPPK dhe ShPPP  është përshtatja e strukturës organizative dhe  ofertës së tyre  të shërbimeve për t’iu përshtatur nevojave të tanishme dhe të së ardhmes së anëtarëve të vet dhe më gjerë të pronarëve të pyjeve private.

Shoqatat e pronarëve të pyjeve edhe në Kosovë sikurse edhe në vendet e tjera të dala nga ish kampi socialist u themeluan si instrument për të mbështetur menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve private, dhe si një element i ri në kontekst të së kaluarës shoqërore politike për të rritë  efektivitetin  në kapërcimin e sfidave të kohës.

Sfidë kryesore edhe  për pronarët e pyjeve private ashtu si edhe në vendet e mëparshme soc-komuniste, ishte mungesa e përvojës me grupet e interesit.

Në një klimë të tillë është themeluar edhe Asociacioni Kombëtarë i Pronarëve të Pyjeve Private të Kosovës (AKPPPK).

AKPPPK është Organizëm jo profitabile, jo qeveritarë i  bazuar në anëtarësi cili ka për qëllim në radhë të parë: Përfaqësimin e interesave të familjeve pronare të pyjeve private të nivelit lokal dhe atij nacional, duke mbrojtur interesin e pronarëve të pyjeve private, lidhur me çështjet pronësore (kontestet), reformat e pylltarisë apo përfshirjen e pylltarisë në zhvillimin rural; Krijimin e  raporteve ndërvepruese me akterët relevantë në fushën e pylltarisë dhe zhvillimit rural; Lobimin në nivele të ndryshme institucionale për përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimi i politikave dhe strategjisë së

pyjeve; Ofrimi i informacioneve  për zhvillimin e sektorit, mundësitë e subvencionit, praktikat e menaxhimit të pyjeve me fokus në pyjet në pronësi private dhe të decentralizuara; Ngritjen e ndërgjegjësimit lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve natyrore, ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive nëpërmjet trajnimeve dhe praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve private dhe pyjet e decentralizuara; të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të pylltarisë private nëpërmjet shërbimeve për  menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, përgatitjen e planeve menaxhuese, mbrojtjen dhe marketingun.

Funksionet e veta AKPPPK i ushtron në:

1) Përfaqësimin e anëtarëve;

2) Lobimin dhe avokimin;

3) Rrjetëzimin;

4) Ndërtimi i kapaciteteve dhe

5) Ofrimin e  shërbimeve ekonomike.

Bordi i drejtorëve ishte përbërë nga Kryetari, Sekretari, Arkatari. Ky statut mund të ndryshohej me vendimin e dy të tretave të shumicës së kuvendit të anetarëve.

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com