Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për Pyllëzime në Komunën e Kamenicës
Sot u nënshkrua zyrtarisht Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Kamenicës,
përfaqësuar nga Kryetari z. Kadri Rahimaj, dhe Shoqatës së Familjeve të Pronarëve të
Pyjeve Private “Pyjet e Dardanës” – Kamenicë, përfaqësuar nga Kryetari z. Hamit Pireva.
Ky Memorandum ka për qëllim pyllëzimin e një sipërfaqeje të caktuar nga tokat pyjore në
këtë komunë, si pjesë e një aksioni të rëndësishëm për rritjen e sipërfaqes me pyje të larta,
përmirësimin e cilësisë së ambientit rrethues dhe mirëqenies së komuniteteve lokale
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në praninë e z. Shpend Morina, Drejtor i Drejtorisë për
Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Kamenicës, z. Hajrush Kurtaj, Këshilltar i
CNVP-së, si dhe z. Ibrahim Muja, Koordinator i AKPPP-së.
AKPPP përshëndet ngrohtësisht këtë hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit
ndërinstitucional dhe thekson se nënshkrimi i këtij Memorandumi paraqet një kontribut të
çmuar për menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore në vend.